Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U procedua penalisht për protestën, Nard Ndoka nuk përmbahet ndaj Ramës: Ti je “dhjaks”!

U procedua penalisht për protestën, Nard Ndoka nuk përmbahet ndaj Ramës: Ti je “dhjaks”!
April 09
11:19 2018

Ditën e djeshme u bë publik lajmi se krerët e PD-së dhe LSI-së si dhe aleatët e tyre janë proceduar penalisht për shkak të protestave dhe bllokimit të rrugëve pak ditë më parë.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili në një status në Facebook është “shfryrë” ndaj Kryeministrit Rama.

Ai e ka quajtur Ramën “dhjaks” dhe i ka bërë të qartë që nuk ka frikë nga ai apo nga “babai” i tij, Enver Hoxha.

Reagimi i plotë:

“Edi Rama, ti je një “dhjaks”!

Më 2 prill 1991 kam qenë në shesh, përballë Gramozit, me kurajo dhe guxim, i bindur për një kauzë të drejtë!
Jam ndër themeluesit e PD në Shkodër, përballë regjimit që ti sot përfaqëson dhe nuk jam trembur, as nga ‘babai’ yt!

Në nëntor 2008, në grevë urie në Kuvend së bashku me disa kolegë përfshirë edhe Metën, përballë teje e Berishës, për Kodin Zgjedhor, pasoja politike që i vuajmë akoma sot!

Më 21 janar 2011 kam qenë përkrah teje, përballë Berishës, i bindur serish për kauzë të drejtë; zgjedhje të lira!

Më 5 prill 2018, sërish përballë teje, i bindur për një mision qytetar, politik, ekonomik, moral dhe të shenjtë; në mbrojtje të vlerave njerëzore në krah të qytetarëve!

Pra, Edi Rama;

Nuk kam pasur frikë Enverin, “babën” tënd shpirtëror dhe ideologjik, nuk kam pasur frikë as Berishën, jo më të kem frikë një “dhjaks”, si puna jote!

Më ke bërë nder, që ndër Kryetarët e Partive Opozitare dhe deputetëve të tjerë që ndodheshin përkrah meje në protestë, më zgjodhe mua për “procedim penal”!

Të na ‘rruesh’ shoku Edi!” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje