Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U plagos në atentatin në Durrës, ndërron jetë shoku i Harizajt

U plagos në atentatin në Durrës, ndërron jetë shoku i Harizajt
November 07
19:18 2018

I plagosuri i atentatit të djeshëm, Genc Caci ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra. 33 vjeçari është miku i Edison Harizaj, krahut të djathtë të Shullazit, i cili gjithashtu u vra mbrëmë në Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat, referuar burimeve nga policia tha për “BalkanWeb” se Genci Caci ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mbrëmjes së kaluar.

Ngjarja tronditi zonën e plazhit, pranë vendit të njohur si “Rruga e Çamëve”. Aty, Caci u plagos në kokë dhe trup dhe nuk arriti të mbijetojë. Nga të shtënat mbeti i vrarë dhe Edisoni, i cili ka qenë i përshfirë në disa ngjarje kriminale. Ka qenë i dënuar në periudhën 2000-2010 për vrasje dhe dyshohet dhe për ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Policia po heton ngjarjen, por ka publikuar asnjë deklaratë zyrtare mbi të dyshuarit si autorë të ngjarjes.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje