Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U përpoq ta ushqente, 4-vjeçarja kafshohet për vdekje nga qeni i saj i ri

U përpoq ta ushqente, 4-vjeçarja kafshohet për vdekje nga qeni i saj i ri
October 26
10:25 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Michigan, SHBA, ku 4-vjeçarja Kiyana McNeal ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga kafshimi i qenit të ri të familjes.

Pasi qeni i tyre Doberman ngordhi disa muaj më parë, familjarët menduan ta zëvendësonin atë me një qen të ri të së njëjtës racë. Por ky vendim u kushtoi shtrenjtë 45 minuta më vonë, kur qeni i ri kafshoi në qafë vogëlushen në momentin kur kjo e fundit tentoi ta ushqente.

Nëna e saj, Jacy, e cila pa skenën tragjike, ndërhyri për të shpëtuar të bijën, por mbeti edhe vetë e lënduar. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 4-vjeçarja nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje