Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U përdhunua nga i ati, vajza reagon për mediat: “Qofsha e fundit me këtë histori”

U përdhunua nga i ati, vajza reagon për mediat: “Qofsha e fundit me këtë histori”
July 10
19:50 2019

Ditën e djeshme,”Fiks Fare” në Top Channel denoncoi një ngjarje të rëndë përdhunimi. Një 18 vjeçare përdhunohej nga i ati prej 3 vitesh. Edhe pas denoncimeve, vajza u shpreh se policia nuk veproi për ta mbrojtur.

Ditën e sotme, ajo është intervistuar nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli. Ajo ka treguar për ngjarjen, duke rrëfyer se mesazhe kërcënuese për të tërhequr denoncimin i kanë ardhur vazhdimisht, madje dhe gjatë intervistës së sotme.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë.

Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha.

Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie dhe shpresoj që shumë vajza të tjera, që janë në të njëjtën pozitë, le ta bëjnë edhe ato një denoncim të tillë dhe mos të frikësohen nga askush.”- është shprehur vajza.

Babai i saj është arrestuar ditën e djeshme, dhe policia nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar për shkak se çështja është ende në hetim.


Burimi: BalkanWeb

 

Komento
Shperndaje