Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“U paralizua qyteti”- detaje nga tërmeti që tronditi Athinën

“U paralizua qyteti”- detaje nga tërmeti që tronditi Athinën
July 20
21:43 2019

Një tërmet i fortë goditi të premten Athinën e si pasojë e tij,u shkaktua një kaos i vërtetë: banorët dolën nëpër rrugë e shumë të tjerë u bllokuan nëpër ashensorë.

Instituti i Gjeo-dinamisë i Athinës tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 5.1 ballë Righter, ndërsa të tjera institute serioze kanë thënë se tërmeti ishte 5.3 ballë. Tërmeti goditi shtetin fqinj rreth orës 14.13 minuta rreth 23 kilometra në veri të kryeqytetit helen, raporton AP.

Autoritetet inspektuan zona të afërta me epiqendrën me anë të helikopterëve dhe patrullave të policisë, por nuk u raportuan vdekje apo lëndime serioze. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas tha se një banesë e braktisur ishte shembur, e dëmtime kanë pësuar dhe banesa të tjera pranë epiqendrës së tërmetit.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të kufizuar të energjisë dhe probleme me trafikun. Arsyeja se përse nuk kishte pasoja në njerëz mendohet se ka qenë fakti se thellësia e tërmetit nuk ishte e madhe.

“Kishte një thellësi shumë të ulët dhe prandaj u ndje aq fort. Pas tronditjes së rëndë, ka pasur tërmete në vazhdimësi me magnitudë 3.5, 2.5 dhe 3.2 ballë dhe kjo është inkurajuese.”- u shprehën qeveritarët grekë.


Burimi: BalkanWeb

 

Komento
Shperndaje