U ndje i fyer nga deklarata e Hollande, presidenti Putin anulon vizitën e tij në Paris

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka anuluar vizitën e tij të planifikuar në Paris. Mësohet se Kremlini akuzon Francën se ka fyer udhëheqësin rus. Mëngjesin e së martës, Moska zyrtare njoftoi se udhëtimi i planifikuar për në Paris ishte anuluar.
Vendimi u morr disa orë pasi presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaroi se Rusia mund të përballet me akuza të ashpra për krime lufte në Aleppo, qyteti i dytë më i madh në Siri.
“Planifikimet e parashikuara lidhur me hapjen e një qendre kulturore-shpirtërore ruse dhe mbajtjen e një ekspozite në Francë u anuluan. Për fat të keq, ato u hoqën nga programi dhe për këtë arsye presidenti anuloi vizitën në Francë, të paktën tani për tani”,- tha zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov, për televizionin shtetëror rus. /Blitz.al/