Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U mbajtën në polici pasi protestuan për lirimin e 11 kuksianëve, Gjykata liron 3 aktivistët

U mbajtën në polici pasi protestuan për lirimin e 11 kuksianëve, Gjykata liron 3 aktivistët
April 25
15:43 2018

3 përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër janë mbajtur për gati 3 orë në ambientet e komisariatit të Policisë.

Shkak për këtë është bërë protesta rreth një javë më parë përpara Gjykatës së Apelit në gjyqin e 11 kuksianëve. Pas tre orësh qëndrimi në Komisariatin e Shkodrës ata janë lënë të lirë. Bëhet fjalë për tre përfaqësuesit e FRPD-së, Arvit Bushati, Ergys Ivzikut dhe Besjan Zaja. Në mbështetje të tyre dhe për të sqaruar situatën shkoi edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Ata akuzohen nga policia se hodhën tymuese dhe shashka gjatë protestë.Pasi kanë dale nga komisariati janë pritur me duartrokitje nga të pranishmit aty.

“Është e disata herë që ne përballemi karshi provokimeve të tilla. Ndalimi në mes të Shkodrës, në pedonalen e qytetit, është gati gati një karshillëk ndaj gjithë rinisë shkodrane. Sipas tyre kemi bërë një vepër penale, me disa pamje të siguruara nga vetë policia, ku ne dukemi duke hedhur disa shashka. Të cilësosh këtë veprim një vepër penale, është absurditet i radhës. Unë besoj se provokime të tilla dhe forma presioni si kjo e sotmja, si ndaj meje si kryetar i FRPD Shkodër, si dhe ndaj çdo demokrati, nuk qëndrojnë. Ne do jemi gjithmonë në mbështetje të qytetarëve. Nuk kemi dhënë asnjë lloj dëshmie ndaj një policie që po merr gjithnjë e më shumë një lloj profili politik. Deri dje ishte policia e Tahirit, sot është e Xhafës. Nuk kemi bërë asnjë veprim të paligjshëm”.– deklaruan ata në një pronocim për mediat sipas Balkanweb./Blitz.al./

Komento
Shperndaje