Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U konfliktuan me dy të huaj, pranga çiftit shqiptar në Vlorë

U konfliktuan me dy të huaj, pranga çiftit shqiptar në Vlorë
September 19
09:46 2016

Policia e Vlorës ka ndaluar dy shtetas shqiptarë (bashkëshortë), të cilët akuzohen për dhunën e ushtruar ndaj një çifti bashkëshortësh të huaj. Shkak është bërë debati për pagesën e parkimit të automjetit gjerman “Rulot”.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Rreth orës 21:50, në zonën e plazhit Bunec, Himarë, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve shqiptarë dhe dy shtetasve të huaj. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka rezultuar se dy shtetas shqiptarë (bashkëshortë) janë konfliktuar fizikisht me shtetasit J.C, 61 vjeç dhe C.C, 59 vjeçe (bashkëshortë) me banim në Gjermani.

Në konflikt e sipër çifti shqiptar ka dëmtuar lehtë shtetasin gjerman J.C, dhe më pas janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pagesës së parkimit të automjetit gjerman “Rulot”, tarifë e cila është kërkuar nga ana e çiftit shqiptar duke mos qenë pronarë të zonës (vendit).

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Himarë, janë vënë në ndjekje të shtetasve në fjalë dhe kanë bërë të mundur kapjen e tyre në aksin rrugor Himarë – Vlorë pranë Orikumit. Policia ka identifikuar personat e dyshuar si:  L.S, 41 vjeç, D. N, 28 vjeçe, të cilët po udhëtonin drejt qytetit të Vlorës me automjetin e tyre tip “Benz”. Këta shtetas janë shoqëruar drejt Stacionit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje