U kërcënua nga familja e Fiqiri Muçës, s’ka urdhër mbrojtje për Nazime Vishën

April 27
13:36
2016
Nazime Visha u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës pas denoncimit se ishte kërcënuar me jetë nga familjarët e viktimës Fiqiri Muça. Megjithatë, gjykata vlerëson se Nazime Visha, e cila pak kohë më parë fitoi lirinë pas amnistisë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nuk kërcënohet nga askush.
Ajo ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Vishës për urdhër-mbrojtje, e cila deklaroi se Menyre dhe Ervis Muça e kanë dhunuar psikologjikisht pasi e kanë kërcënuar me jetë përmes telefonit. Menjëherë pas denoncimit, Policia e Tiranës lëshoi urdhrin e mbrojtjes, ndërsa materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Gjykatës së Tiranës.