Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U kap në Ibiza me 1.3 ton drogë, pranga “bosit” shqiptar të krimit

U kap në Ibiza me 1.3 ton drogë, pranga “bosit” shqiptar të krimit
May 06
22:40 2016

Një shtetas i dyshuar për trafik droge është vënë në prangat e policisë spanjolle. Ai u arrestua dy ditë më parë lidhur me një ngjarje të ndodhur më 30 dhjetor të 2014-ës, pas ndalimit të një kamioni me 1.360 kg hashash, i cili ishte nisur nga Ibiza.

Nga hetimet e kryera rezultoi se një shtetas shqiptar me identitet italian fals, ishte organizatori i një grupi të trafikimit të drogës i vendosur gjatë verës në ishullin Ibiza.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit s’bëhet i ditur, përdorte katër karta identiteti false dhe i përkiste një bande një njohur shqiptare për grabitjen e shtëpive luksoze në Kosta del Sol.

Ai u arrestua të mërkurën në aeroportin e Ibizas pas fluturimit nga Barcelona, i akuzuar si përgjegjësi i sasisë prej 1.3 ton drogë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje