Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U hodh nga kati i gjashtë, zbardhet letra e turistes: Organet e mia jepuani atyre që kanë nevojë

U hodh nga kati i gjashtë, zbardhet letra e turistes: Organet e mia jepuani atyre që kanë nevojë
October 31
17:17 2016

Një shtetase e huaj tentoi të vetëvritet duke u hedhur nga kati i gjashtë i 15-katëshit në Tiranë dhe tani ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes bëhet me dije identiteti i saj dhe çfarë kishte shkruar në letër.

Turistja nga Çekia, Hana Demetrova, 40 vjeçe, u hodh nga kati i gjashtë i hotelit me qëllim vetëvrasjen. Përpara kryerjes të këtij akti të rëndë, ajo kishte lënë edhe një letër, në të cilën shkruante se organet e saj mund të përdoreshin për dhurim.

Një tjetër detaj me rëndësi është se shtetasja çeke kishte pirë alkool pa fund dhe në dhomën e saj u gjetën disa shishe të zbrazura, referuar të dhënave të gazetës “Panorama”. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. /Blitz.al/

turiste1

turiste2

turiste3

Komento
Etiketimet
Shperndaje