Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U godit nga mjeti ujor, humb jetën një person në Himarë

U godit nga mjeti ujor, humb jetën një person në Himarë
August 03
13:26 2016

Një incident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Himarë, ku një pushues ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një mjet ujor teksa ishte duke u larë në det. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se personi në fjalë është shtetas i huaj.

Thuhet se mjeti ujor i ka kaluar sipër pushuesit, duke i shkaktuar prerje të shumta në trup dhe humbje të një gjymtyre. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje