Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U godit nga bashkëshorti me sqepar, flet 56 vjeçarja: “Kam frikë se do më vrasë!”

U godit nga bashkëshorti me sqepar, flet 56 vjeçarja: “Kam frikë se do më vrasë!”
June 18
14:35 2018

Antoneta Myrtaj përfundoi ditën e sotme në spital me plagë të rënda goditeje, pasi bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj e goditi pa mëshirë me sqepar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në mes të rrugës së lagjes.

Bashkëshorti i Antonetës ishte i pirë dhje pa ndonjë motiv kishte filluar ta godiste.

Ditën e sotme, 56 vjeçarja ka rrëfyer se si u shpëtua nga kalimtarët: “Më shpëtuan kalimtarët. Iu luta që të mos më qëllonte. Kam frikë se do më vrasë, kur të dalë”, tregoi ajo, ndërkohë që ndihet e frikësuar se çfarë do ndodhë më pas mes saj dhe bashkëshortit.
Antoneta thotë se kanë tre vajza dhe burri që tashmë ndodhet pas hekurave iu ka thënë të bijave se ishte penduar.

Edhe pas gjithë vuajtjeve, Antoneta shprehet e gatshme për ta falur të shoqin, edhe pse që në rini ka ushtruar dhunë mbi të. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje