Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U gjet e vdekur në tualetin e mobilierisë, pranga bashkëshortit biznesmen

U gjet e vdekur në tualetin e mobilierisë, pranga bashkëshortit biznesmen
April 19
13:31 2016

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar një ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ku një grua u gjet e vdekur në një tualet mobilierie. Burime të policisë shprehin dyshimet se ajo është mbytur nga bashkëshorti, biznesmeni Sadetin Sula.

“Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së shtetases me iniciale S.S,  (bashkëshortja e tij), e cila u gjet e pajetë ne tualetin e Mobilieri “Europa”,  dyshohet se  viktima  është vrarë ( mbytur me duar) nga bashkëshorti i saj.”, thuhet në njoftimin e policisë që vuri në pranga të dyshuarin.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje