Blitz

 Breaking News

U deklarua si viktima e 5-të, Mjeku Pipero sqaron rastin e 61-vjecarit: Bëri vdekje klinike, e rikthyem në jetë por vijon të jetë rëndë

U deklarua si viktima e 5-të, Mjeku Pipero sqaron rastin e 61-vjecarit: Bëri vdekje klinike, e rikthyem në jetë por vijon të jetë rëndë
March 23
12:30 2020

Merr një rrjedhë tjetër fati i 61-vjecarit nga Tirana, I cili u deklarua si viktima e 5-të e koronavirusit në Shqipëri.

Ministra e Shëndetësisë ka ndryshuar njoftimin, duke deklaruar tashmë se nga puna dhe përpjektjet e jashtëzakonshme të mjekëve ai nuk ka ndërruar jetë, por është në vdekje klinike.

Mjeku Pëllumb Pipero ka sqaruar publikisht atë që ndodhi me 61-vjecarin e deklaruar të vdekur fillimisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, 61-vjecari nga Tirana ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët nuk u dorëzuan duke e kthyer në jetë. Pavarësisht kësaj, mjeku tha se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

 

“Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”, deklaroi Pipero.

Share