Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U arrestua se punonte në magazinën e drogës, i vëllai: Jemi jetimë! Lirojeni, punonte për të na shkolluar

U arrestua se punonte në magazinën e drogës, i vëllai: Jemi jetimë! Lirojeni, punonte për të na shkolluar
October 22
17:04 2016

Një ditë pas arrestimit të 18-vjeçarit Besmir Vathi, i cili u vu në pranga bashkë me të tjerë persona pas kontrollit të ushtruar në një magazinë droge në Fushë-Krujë, i vëllai kërkon lirimin e tij. Vëllai i vogël i 18-vjeçarit ka bërë një thirrje publike pranë “JOQ” për lirimin e tij, duke u shprehur se Besmiri u siguronte bukën e gojës.

“Ai po punonte për të mbajtur dy vëllezërit e tij dhe mamin. I lutem qeverisë dhe prokurorëve, lirojeni vëllain tim se është i pafajshëm. Jemi jetimë dhe Besmiri na plotësonte nevojat për të na shkolluar”, – thotë ai. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje