Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U arratis nga Rinasi, shtetasi turk arrestohet në mes të Tiranës

U arratis nga Rinasi, shtetasi turk arrestohet në mes të Tiranës
August 13
14:15 2016

Ditën e sotme është kryer arrestimi i shtetasit turk, i cili u arratis më 8 gusht nga aeroporti i Rinasit. Kapja e tij është kryer nga Policia Kufitare e Rinasit në afërsi të Muzeut Kombëtar, Tiranë.

Shtetasi turk me iniciale I. E. u largua nga zona e tranzitit në aeroport në momentin kur po plotësoheshin dokumentet e prapësimit, pasi i ishte refuzuar hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë për shkak të mosplotësimit të kushteve të udhëtimit.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se ai mundi të arratisej duke përfituar nga fluksi i pasagjerëve në dalje. Vijon hetimi për zbardhjen e motiveve të kësaj arratisje. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje