Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U akuzua për abuzim me 4-vjeçaren në Bulqizë, lihet i lirë 43-vjeçari

U akuzua për abuzim me 4-vjeçaren në Bulqizë, lihet i lirë 43-vjeçari
April 16
14:17 2016

Shtetasi 43-vjeçar Petrit Çupi, i cili u arrestua pak ditë më parë, i akuzuar për abuzim me një të mitur 4-vjeçare në Bulqizë, është lënë i lirë. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pas shqyrtimit të provave në seancën e ditës së sotme, gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij. Sipas ligjit, shtetasi Çupi duhet tashmë vetëm të paraqitet për llogari të vijimit të hetimeve.

Nëna e të miturës e denoncoi 43-vjeçarin, sepse sipas saj i akuzuari, që ishte edhe fqinj i saj, e kishte puthur të bijën në kasollen e bagëtive.

Komento
Etiketimet
Shperndaje