Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tym në bord!” – Dalin të dhëna të reja për rrëzimin e avionit të “EgyptAir”

“Tym në bord!” – Dalin të dhëna të reja për rrëzimin e avionit të “EgyptAir”
May 21
11:01 2016

“BEA konfirmon se ka pasur sinjale të dala nga avioni për prezencën e tymit në kabinë pak para se të shkëputej transmetimi i të dhënave!” – shprehet një zëdhënëse e shtypit francez.

Agjencia franceze e hetimit dhe e analizës për sigurinë e aviacionit civil (BEA) ka konfirmuar sot se avioni Airbus A320 i ‘EgyptAir’ i rrëzuar dy ditë më parë në Mesdhe me 66 pasagjerë ka lëshuar sinjale automatike “Acars” për prezencën e tymit në bord, ashtu si më parë mediat amerikane kishin deklaruar.

Një mesazh i parë dëshmon për ‘tym në tualet’ në orën 2:26 me orën lokale. Një minut më vonë është marrë një tjetër sinjal automatik që sinjalizon tymin në sistemet  elektronike. Një tjetër mesazh është dërguar në orën 2:29, pak para se të humbiste plotësisht komunikimi!

Gjithsesi, sipas vet agjencisë është ende herët të nxjerrim konkluzione rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Për momentin është e rëndësishme të gjenden kutitë e zeza për të kuptuar arsyet e rënies.

 

Shperndaje