Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Twitter – CIA transmeton ‘live’ vrasjen e Osama Bin Laden

Twitter – CIA transmeton ‘live’ vrasjen e Osama Bin Laden
May 03
10:23 2016

Një lumë kritikash janë hedhur drejt CIA duke filluar nga dita e djeshme, për arsye të transmetimit “në kohë reale” të vrasjes së Osama Bin Laden në vitin 2011, nëpërmjet postimeve në Twitter!

Në 5-vjetorin e vdekjes së terroristit, CIA filloi të shkruante minutë pas minute detaje nga mënyra se si u realizua operacioni, gjë që nuk u prit mirë nga komentuesit, të cilët e quajtën këtë një gjë të çuditshme dhe shumë të turpshme!

Postimet raportuan me radhë momentet e ngjarjeve, duke përfshirë këtu vet Presidentin Barack Obama teksa ndiqte aksionin ‘live’, dhe çastin në të cilin një helikopter u rrëzua.

Një mesazh i orës 15:39 tregon:
“Osama Bin Lden u gjet në katin e tretë të ndërtesës dhe u vra!”

Ndërkohë që pak orë më pas:
“Konfirmohet probabiliteti i madh i identifikimit të terroristit!”

Për të kuptuar më shumë, shihni postimet më poshtë:

Komento
Etiketimet
Shperndaje