Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqia nën terror, tjetër atentat

Turqia nën terror, tjetër atentat
January 04
19:18 2017

Një tjetër atentat me armë ka ndodhur në Turqi mbrëmjen e sotme.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Stamboll, ku 2 persona kanë qëlluar me armë nga automjeti ku ndodheshin në drejtim të një restoranti aty pranë.

Si pasojë e të shtënave, një burrë dhe një grua janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ku gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Nuk dihet nëse sulmi është personal ndaj dikujt, apo është një tjetër akt terrorist pas atij të 31 dhjetorit ku humbën jetën 39 persona në një lokal nate ku u qëlluan me kallashnikov nga një terrorist i lidhur me ISIS. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje