Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqia kundër ISIS dhe kurdëve, dërgon tanke në Siri

Turqia kundër ISIS dhe kurdëve, dërgon tanke në Siri
August 24
16:02 2016

Një ditë më parë, u bë me dije se Turqia do të godiste Shtetin Islamik dhe milicët kurdë në Siri, vendim që merret pak ditë pas tragjedisë të ndodhur gjatë një dasme në Gaziantep, ku mbetën të vdekur mbi 50 persona.

Ajo ka nisur një ndërhyrje të madhe ushtarake në Siri, duke dërguar tanke dhe avionë luftarakë. Operacioni i quajtur “Euphrates Shield” ka qëllim të dyfishtë: të shpërngulë ISIS nga Jarablus dhe të frenojë zgjerimin e milicive kurdë në veri të Sirisë.

Tanket turke dhe avionë luftarakë të njëpasnjëshëm kaluan kufirin sirian në kuadër të operacionit të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të. Burimet ushtarake turke raportuan për përleshje mes rebelëve sirianë dhe luftëtarëve të ISIS që kanë konfiskuar Kaklijah. Deri tani nuk ka informacione për numrin e viktimave.

Ky operacion shënon herën e parë që forcat tokësore të Ankarasë mësyjnë në Siri, me përjashtim të një operacioni të shkurtër zhvilluar në fillim të vitit të kaluar. Turqia deklaroi se kishte goditur 81 objektiva në veri të Sirisë me avionët luftarakë F-16 dhe kishte granatuar edhe pozicionet e ISIS.

Qeveria në Ankara e cilësoi këtë operacion si akt vetëmbrojtjeje në përgjigje të bombardimve të ISIS dhe shpërthimeve vetëvrasëse. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje