Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi – Vritet dhe digjet liderja e komunitetit LGBT

Turqi – Vritet dhe digjet liderja e komunitetit LGBT
August 22
19:00 2016

22-vjeçarja Hande Kader, femra simbol e transigjinorëve në Turqi është gjymtuar, torturuar, vrarë dhe është djegur!

Qeveria turke me në krye Erdogan, nuk i ka fshehur kurrë politikat e saj shtypëse ndaj homoseksualëve, madje edhe këtë vit, në Stamboll “Gay Pride” u anulua.

Kader ishte arrestuar dy herë në të shkuarën për shkak të manifestimeve për të drejtat e komunitetit LGBT, por më datë 8 gusht ajo u shpall e humbur, për t’u gjetur disa ditë më pas.

Ajo nuk është viktima e parë e homofobisë në Turqi, pasi afër vendit ku u gjet kufoma e saj, më 4 gusht u gjet kufoma e një tjetër homoseksuali, i cili ishte një refugjat sirian.

Shoqatat LGBT në vend kanë filluar menjëherë protestat në rrjetet sociale, duke nënvizuar heshtjen dhe moskokëçarjen e autoriteteve qeveritare përballë këtyre vrasjeve. Ato kanë dalë edhe në shesh për të kërkuar drejtësi! /Blitz.al/

 

Liderja

Shperndaje