Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, sulmohet selia e partisë në pushtet, 19 të plagosur

September 12
11:49 2016

...

Një makinë-bombë ka shpërthyer në qytetin lindor Van në Turqi, duke shkaktuar 19 të plagosur. Mediat vendase bëjnë të ditur se në shënjestër të sulmit ka qenë selia e partisë turke në pushtet, ndërkohë që përgjegjës të këtij sulmi dyshohet të jenë militantët e partisë kurde PKK.

“Shpërthimi ka pasur në shënjestër zyrat provinciale të partisë”, – është shprehur për CNN një deputet i partisë AK.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta për marrjen e ndihmës mjekësore. Turqia ka vuajtur bombardimet e herëpashershme të partisë kurde që pas prishjes së armëpushimit në 2015-n. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje