Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri në aeroportin “Ataturk” në Turqi, 28 viktima dhe 60 të plagosur

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri në aeroportin “Ataturk” në Turqi, 28 viktima dhe 60 të plagosur
June 28
21:44 2016

Dy shpërthime dhe disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur ditën e sotme aeroportin e Ataturkut në Stamboll. Nga raportimet e para u fol për disa të plagosur, ndërkohë që deri më tani flitet për 28 viktima dhe rreth 60 të plagosur.

Një dëshmitar mësohet të ketë thënë për “Reuters” se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në parkingun e aeroportit. Ai shtoi se në ndihmë të të plagosurve është angazhuar edhe shërbimi “Taxi”.

Një shpërthim i regjistruar në muajin “Dhjetor” në një tjetër aeroport të Stambollit shkaktoi vdekjen e një pastruese që gjendej në zonën e shpërthimit. Ndërkaq, shpërthimet më të fundit në Turqi mbajnë autorësinë e separatistëve kurdë ose Shtetit Islamik. Sulmi i kësaj të martë cilësohet si i mirëmenduar.

Komento
Etiketimet
Shperndaje