Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi – Shpërthim i fuqishëm në stacionin e policisë. Të paktën 11 të vdekur

Turqi – Shpërthim i fuqishëm në stacionin e policisë. Të paktën 11 të vdekur
August 26
09:46 2016

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një stacion policor në qytetin Cizre në Turqi, pranë kufirit.

Sipas raportimeve numërohen të paktën 11 të vdekur dhe 73 të plagosur.
Mediat informojnë se ka qenë një makinë bombë ajo e cila ka shpërthyer, duke krijuar një re të madhe tymi.

Cizre e cila popullohet më së shumti nga kurdët ndodhet në Sirnak, një provincë që kufizohet nga Siria dhe Iraku.

Muajt e fundit, militantët e partisë së kurdëve PKK kanë lëshuar një numër të madh sulmesh ndaj policisë apo ushtarakëve.

Duket se qetësia në këto zona është ende larg, për aq kohë sa asnjëra nga palët nuk hedh një hap konkret paqeje.

Komento
Shperndaje