Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, pranga 40 të dyshuarve për lidhje me ISIS-in

Turqi, pranga 40 të dyshuarve për lidhje me ISIS-in
September 19
12:06 2016

­­ Policia turke ka vënë në pranga 40 persona të dyshuar për lidhje terroriste me Shtetin Islamik. Mësohet se arrestimet e tyre janë kryer në 23 banesa të ndryshme në të njëjtën kohë.

Të gjithë të arrestuarit jetonin  në lagjen “Fatih” të Stambollit, që konsiderohet si bastion i fundamentalistëve. Ndër ata që u vunë në pranga, renditen shtetas nga Iraku, Afganistani, Irani dhe Azerbajxhanit. Disa prej tyre mësohet se kanë marrë pjesë në veprimet ushtarake të ISIS-it në Siri.

Gjatë viteve të fundit, Turqia është përballur me një sërë sulmesh, për të cilat ajo akuzon Shtetin Islamik dhe partinë kurde. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje