Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, një grup i armatosur sulmon rajonin e policisë

Turqi, një grup i armatosur sulmon rajonin e policisë
July 19
11:31 2016

Vazhdojnë sulmet ndaj Turqisë pasi mëngjesin e sotëm rreth orës 8:45 disa persona të armatosur kanë sulmuar një rajon policie.

Sipas gazetës turke Hurriyet stacioni policor në provincën Maçka në Trabzon në Turqi u sulmua nga një grup i armatosur terrorist ku si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të vrarë dy policë dhe janë  plagosur katër 5  të tjerë dhe një civil .  Ende vazhdojnë operacionet policore për arrestimin e autorëve të cilët u larguan në drejtim të  pyllit që ndodhej pranë vendngjarjes.

Pasi është hapur zjarr mbi punonjësit, në vendgjarje ka mbërritur xhandarmëria dhe konfrontimi ka zgjatur rreth një orë.

Komento
Shperndaje