Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, miratohet heqja e imunitetit parlamentar për 138 deputetët prokurdë

Turqi, miratohet heqja e imunitetit parlamentar për 138 deputetët prokurdë
May 20
18:08 2016

Në seancën e kësaj të premteje, shumica dërrmuese në parlamentin turk ka miratuar heqjen e imunitetit parlamentar për deputetët prokurdë. Kryetari i Parlamentit, Ismail Kahraman, deklaroi se janë mbledhur më shumë se 2/3 e votave të nevojshme, gjithësej 376 vota.

Miratimi i heqjes së imunitetit, i hap rrugë ngritjes së padive ndaj 138 deputetëve, përfshirë këtu 50 deputetë të Partisë Demokratike Popullore që është rivalja kryersore e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Amendameni kushtetues i propozuar pezullon me anë të klauzolës së përkohshme Nenin 83, i cili garanton imunitetin e deputetëve. 138 deputetët akuzohen se kanë bashkëpunuar me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit që prej Korrikut 2015.

Heqja e imunitetit të këtyre deputetëve është diskutuar për muaj të tërë deri sa është dërguar në komision për tu shqyrtuar. Deputetët në fjalë akuzohen për propagandë në favor të “terrorizmit”.