Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen

Turqi, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen
September 01
10:11 2016

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, ka vendosur të dorëhiqet nga detyra e tij. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Binali Yıldırım, gjatë një deklarate për mediat më 31 gusht, pas një takimi të paplanifikuar që zhvilloi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Më tej, kryeministri bëri me dije se ish-ministri Ala do të zëvendësohet nga ministri i Punës, Süleyman Soylu. Ndërsa ky i fundit do të zëvendësohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Mehmet Müezzinoğlu.

Këto ndryshime në qeverinë turke ndodhin në një kohë kur qeveria është duke kryer një “fushatë spastrimi” në shkallë të gjerë kundër përkrahësve të Fethullah Gülen, i cili akuzohet për tentativën për grusht shteti më 15 korrik. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje