Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, kapen 11 ushtarët që do “rrëmbenin” Erdoganin

Turqi, kapen 11 ushtarët që do “rrëmbenin” Erdoganin
August 01
11:44 2016

Pas dështimit të tentativës për grusht shteti, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur të arrestojë apo shkarkojë nga puna ata persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në puçin e organizuar.

Mësohet se forcat turke kanë arrestuar së fundmi një grupim prej 11 ushtarësh që akuzohen se do të rrëmbenin Presidentin e Turqisë gjatë tentativës për grusht shteti, përcjell Blitz.al. Mediat vendase bëjnë me dije se është vënë në pranga edhe majori Sukru Seymen dhe një komandant.

Forcat speciale arritën t’i gjurmonin dhe arrestonin të dyshuarit në një zonë të pyllëzuar, afër Marmarasë. Ata ishin pikasur nga fshatarë të zonës që kishin dalë për gjueti derrash në zonën e pyllëzuar, ku gjatë aksionit policor janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Të dyshuarit akuzohen se do të “rrëmbenin” presidentin Erdogan ndërkohë që ky i fundit ishte me pushime në një resort në jugperëndim të vendit, gjatë asaj nate.