Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, forcat e qeverisë shpëtojnë gjeneralin e ushtrisë

Turqi, forcat e qeverisë shpëtojnë gjeneralin e ushtrisë
July 16
09:28 2016

Pas orësh përpjekjeje, forcat e qeverisë turke kanë arritur të shpëtojë gjeneralin e ushtrisë dhe shefin e stafit ushtarak, Hulusi Akar.

Sipas CNN-Turk, Hulusi Akar është shpëtuar në një bazë ajrore në veri të Ankarasë.

Mbrëmë u bë e ditur, pas shpalljes së grushtit të shtetit se gjenerali dhe krerë të tjerë të ushtrisë ishin zënë rob nga ushtria.

Ndërkohë, presidenti Erdogan ka emëruar një tjetër general në krye të ushtrisë. Ai quhet Umid Dumdar.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Ismet Yilmaz ka shkarkuar plot 29 gjeneralë dhe 5 kolonelë të ushtrisë turke, për shkak se kanë qenë pjesë e grushtit të shtetit që zgjati vetëm 4 orë.

Shperndaje