Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi – arrestohet pedagogu shqiptar, akuzohet se kishte lidhje me grushtin e shtetit

Turqi  – arrestohet pedagogu shqiptar, akuzohet se kishte lidhje me grushtin e shtetit
July 27
11:06 2016

Një shqiptar me banim në Turqi, Marjus Hoxha, i cili është 30 vjeç dhe punon si asistentpedagog në një universitet të Ankarasë, është arrestuar me akuzën se ka lidhje me lëvizjen gyleniste në Turqi, që u bë shkak për grushtin e shtetit.

Familjarët kanë kontaktuar me News 24, duke thënë se Hoxha është arrestuar pranë universitetit ku punonte dhe është duke u mbajtur aktualisht në paraburgim. Ata kanë thënë se djali i tyre nuk ka lidhje me grushtin e shtetit dhe ata janë duke pritur për informacione të mëtejshme nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Duhet thënë se në Turqi aktualisht është duke ndodhur një valë arrestimesh dhe shkarkimesh nga puna, me akuzat për lidhje me lëvizjen gyleniste antiqeveritare turke. /blitz.al/

Shperndaje