Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turpi i shtetit shqiptar, kampioni i Europës, Godelli, nuk do të marrë asnjë lek

Turpi i shtetit shqiptar, kampioni i Europës, Godelli, nuk do të marrë asnjë lek
April 07
09:28 2017

Edhe pse fitoi dhe u shpall kampion Europe në stilin e shkëputjes, Daniel Godelli nuk do të fitojë asnjë lek nga shteti shqiptar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat sportive në vend, Godelli nuk do të mund të marrë asnjë shpërblim për arritjen e tij sportive, pasi vendimi i Këshillit të Ministrave e privon Daniel Godellin nga shpërblimi.

Sipas tij, përfiton vetëm medalja e fituar në dygarësh, ndërkohë që Godelli zuri vendin e katërt dhe kjo bën që ai të mos marrë asnjë lek.

Ky është një rast i paprecedent, duke pasur parasysh kushtet e vështira në të cilat stërviten sportistët në vendin tonë.

Pikërisht për shkak të këtyre kushteve dhe ligjeve skandaloze, shpeshherë sportistët elitarë largohen nga vendi për të garuar për shtete të tjera.

Ndërsa Erkand Qerimaj do të përfitojë dhjetë milionë lekë (të vjetër) pas vendit të tretë që arriti dje në Split të Kroacisë. Por çeku do të dorëzohet vetëm kur të mbërrijnë edhe përgjigjet e kontrollit antidoping.

Daniel Godelli u pezullua me dy vjet pas botërorit të Kazakistanit në vitin 2014 për shkak se rezultoi pozitiv me doping.

Ai kishte gjurmë të substancës stanozolol në testet e anti-dopingut dhe kjo i kushtoi shumë. Qerimaj pati gjithashtu një provë force fantastike pasi u shpall nënkampion Europe në shtytje dhe mori medalje bronzi në dygarësh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje