Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Turp të keni!” Njolloset piktura murale në Tiranë që acaroi rrjetin

“Turp të keni!” Njolloset piktura murale në Tiranë që acaroi rrjetin
June 08
13:46 2019

Një pikturë murale në Tiranë që tregon një burrë duke tërhequr gruan me litar ka shkaktuar indinjatë në rrjet.

Ishte fillimisht moderatorja e “Thumb”  Fatma Haxhialiu, që përmes një postimi në Insastory ngriti pyetjen se çfarë kuptimi kishte në të vëretë një pikturë murale aq e trishtë, e përdorur në një pallat në kryeqytet.

Më falni pak për injorancën por çfarë kuptimi ka kjo piktura murale kaq e frikshme dhe depresive”, thotë Fatma teksa publikon videon në Instastory.

Pikërisht pamja e një gruaje që tërhiqet nga një burrë përmes një litari të varur në qafën e saj, edhe pse sjellë si një figurë tv animuar ka ngjallur zemërim tek qyetarëte  tjerë të cilët i kanë shkruar moderatores.

Personazhi i dytë që reagoi kundër  këtij imazhi mural ishte aktori i njohur Gent Zenelaj i cili shpërtheu në rrjete sociale ndaj Veliajt.

“Pse dita ime duhet të nisë me këtë pikturë depresive??? Pse dita ime të mos nisë me diçka të bukur. Kopjac mediokër ngele, e fillove si Obama, por ti nuk bëhesh dot si Obama. Jo politikisht por si person sepse je Specimen je kopje. “,- shkruante ndër të tjera Genti.

Një grup të rinjsh mbrëmjen e djeshme kanë qëlluar pikturën me bojë, duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj veprave të tilla, që sipas tyre, të “nën petkun artistik fshehin shëmtinë e dhunimit e nënshtrimit të gruas dhe tjetërsimin e qenies njerëzore!”

Komento
Shperndaje