Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turizmi, Rama: Do të ndërtojmë korridorin Vlorë-Himarë, por vlonjatët do nxjerrin sërish bishta

Turizmi, Rama: Do të ndërtojmë korridorin Vlorë-Himarë, por vlonjatët do nxjerrin sërish bishta
April 01
16:22 2016

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga Vlora projektin më të ri për këtë qytet. Bëhet fjalë për ndërtimin e korridorit Vlorë-Himarë që do të mundësojë udhëtimin përgjatë bregdetit jonian. Ai tha mes batutave se megjithatë “vlonjatët sërish do nxjerrin bishta”. Rama bëri të ditur se punimet për projektin në fjalë do të nisin në fillim të vjeshtës të këtij viti.

“Kjo është ditë historike për këtë zonë dhe ky është projekti më i madh i ri. Projekti financohet nga e para tek e fundit, pasi na është dashur të përballemi me një mal të madh borxhesh ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve, të cilat u kontraktuan nga qeveria e mëparshme në mënyrë abuzive për shkak se mungonin paratë. U lidhën kontrata në atë idenë “hajde se t’i kam lekët” dhe përveç borxheve të mëdha që akumuluan në këtë drejtim dhe sollën në fakt një situatë dramatike në 2013-n, ku kompanitë nuk kishin fuqi të vazhdonin punën pasi bankat nuk kreditonin më kompanitë, ne gjetëm dhe pjesën tjetër të problemit që është vazhdimi i këtyre rrugëve të lëna rrugëve. Pjesa e parë e rrugës së Qeparoit do të fillojë në fillim të vjeshtës, sapo të kryhen procedurat për ndërtimin e rrugës. Po kështu edhe pjesa e dytë do të fillojë brenda këtij viti. Është me rëndësi që të krijohet një korridor lidhës i Vlorës me bregdetin e Jonit, në mënyrë që të jetë lehtësisht i kalueshëm. Ndërkaq parashikohet rritja e kapaciteteve dhe bërja e Portit të Vlorës të mundur për ankorimin e anijeve të mëdha dhe jahteve”, – u shpreh Rama.

Lidhur me projektin e Lungomares, kryeministri shprehu rezervat e tij se ky projekt nuk po ecën në rrugën e duhur, por shpreson se objektivi do të arrihet në kohë.

Rama akuzoi qeverinë “Berisha” për shumë kontrata që gjatë asaj kohe janë firmosur symbyllur.

“Kjo që bëhet sot këtu është një standard i ri për të kërkuar që në projekt maksimumin dhe kërkesat e ligjit, për të garantuar se për fillimin e punimit nuk ka surpriza, siç ishte surpriza e rëndë për aksin Tiranë-Elbasan. Kontrata u bë symbyllur”, – tha kryeministri.

Etiketimet
Shperndaje