Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turi ballkanik i Joe Biden, viziton Kosovën dhe Serbinë

Turi ballkanik i Joe Biden, viziton Kosovën dhe Serbinë
August 10
10:21 2016

Në një deklaratë të fundit, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një tur ballkanik, ku do të ndalet edhe në Kosovë e Serbi.

Në turin prej datës 15 deri më 17 gusht, ai do të zhvillojë takime me presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve, por nuk dihen çështjet që do jenë në fokus të diskutimeve.

Joe Biden u ndal në Kosovë dhe Serbi dhjetorin e kaluar. Në fokus të vizitës së tij në Prishtinë ishte ritmi i ngadalshëm i progresit në Kosovë, i cili kishte shkaktuar shqetësim te ndërkombëtarët. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje