Blitz

 Breaking News

Tuneli dezinfektues në Kombinat në mediat botërore

Tuneli dezinfektues në Kombinat në mediat botërore
April 07
18:39 2020

Një fotografi e realizuar në tregun e Kombinatit në Tiranë, po bën xhiron e mediave më prestigjioze. Për tunelin e vendosur në Kombinat kanë shkruar edhe gazetat më të njohura ndërkombëtare si New York Times dhe Washington Post.

Të dyja gazetat kanë vendosur në faqjet e tyre foton nga Tirana, të shkrepur nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Fotoja tregon një vajzë me maskë dhe doreza që është duke hyrë në treg përmes tunelit dezinfektues, që është vendosur në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Tuneli dezinfektues u vendos nga e hëna në treg, pas vendimit të kryeministrit për të krijuar kordonët sanitarë në tregje, për të respektuar distancën fizike.

Tregu është me një kalim, dhe asnjë nga qytetarët nuk është lejuar të hyjë pa maskë dhe pa doreza, pasi janë pajisur nga punonjësit e bashkisë me mjetet e mbrojtëse.

Share