Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tualetet e meshkujve në Amerikë do të kenë vende specifike edhe për baballarët

Tualetet e meshkujve në Amerikë do të kenë vende specifike edhe për baballarët
October 11
10:39 2016

Presidenti Obama ka nënshkruar  një ligj që në tualetet e meshkujve dhe femrave në ndërtesat federale të ketë një vend specifik për të ndërruar foshnjat.

“Asnjë mami ose babi nuk duhet të shqetësohet për të gjetur një vend sanitar  për të ndërruar të vegjlit e tyre. Ndërtesat federale janë të paguara nga taksapaguesit, për këtë arsye duhet të jenë ambiente familjare. Ky ligj i bën ndërtesat qeveritare më mikpritëse për familjarët dhe ndihmon në promovimin e shëndetit publik”.

Ky ligj është vendosur pasi shumë prindër të njohur janë ankuar për këtë problem. Ashton Kutcher dhe disa baballarë të tjerë kanë bërë një fushatë për të bërë tualetet e meshkujve si të femrave, sepse sipas tyre baballarët kanë shumë nevojë për këtë pasi edhe ata kujdesen për fëmijët e tyre.

Kjo është arsyeja që presidenti Obama ka vendosur këtë ligj të përbashkët, madje ai tregon se edhe baballarët janë të rëndësishëm./Blitz.al/

Shperndaje