Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Truproja i ngre në krahë të dashurën, si reagon Cristiano Ronaldo

Truproja i ngre në krahë të dashurën, si reagon Cristiano Ronaldo
June 04
10:06 2017

 

Mbrëmja e djeshme ka qenë një përrallë për yllin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili arriti të shënoi 2 gola për të triumfuar në Champions League duke hapur kështu rrugën drejt fitimit të “Topit të Artë”.

Pas takimit, Ronaldo u pa i entuziazmuar duke përqafuar dhjetëra fansa. Në fushë zbritën familjarët e futbollistëve dhe tifozë të thjeshtë.

Nuk kishte si të mungonte e dashura e yllit portugez, Georgina Rodriguez e cila është raportuar se po pret binjakë nga futbollisti me të cilin është e lidhur prej vjeshtës së kaluar.

Por kamerat kanë fiksuar një moment disi të sikletshëm për Ronaldon, pasi një truprojë mori në krahë të dashurën e tij për ta kaluar nga hekurat rrethuese në fushë.

Reagimi i Ronaldos është disi i habitur pasi kthen kokën disa herë derisa duket se qetësohet.

Ndiqni reagimin në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Shperndaje