Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trupi i viktimës së tërmetit në Itali mbërrin në vendlindje

Trupi i viktimës së tërmetit në Itali mbërrin në vendlindje
August 28
11:43 2016

Trupi i pajetë i Erjon Toros, i cili humbi jetën nga tërmeti në Itali, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës. Ai është dërguar me një makinë funerali në banesën e prindërve të tij në Kurjan të Roskovecit, Fier.

Xhaxhai i viktimës është shprehur se me ardhjen e  trupit iu lehtësua disi dhimbja dhe është i kënaqur që shteti i solli shpejt trupin e nipit. Ditën e nesërme, 34-vjeçari do të përcillet nga familja për në banesën e fundit.

Pas kërkesave të familjarëve për kthimin e trupit të Toros në Shqipëri u raportua se shpenzimet do të mbulohen nga qeveria shqiptare./Blitz.al/

Komento
Shperndaje