Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump zemëron amerikanët: Kush ka armë, të ndalojë Hillary Clinton

Trump zemëron amerikanët: Kush ka armë, të ndalojë Hillary Clinton
August 10
09:59 2016

Republikani Donald Trump ka shkaktuar zemëratë tek populli amerikan me deklaratën më të fundit të tij ku ai ka sugjeruar mbështetësit e tij të reagojnë kundër Hillary Clinton edhe nëse u duhet të kërkojnë me armë të drejtat e tyre.

Sipas manjatit Trump, Hillary Clinton mundet që t’i emërojnë vetë gjykatësit në Gjykatën e Lartë dhe të ndryshojë ligjin për mbajtjen e armëve nëse ajo fiton Presidencën në Nëntor. Këtë deklaratë, ai e bëri gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut. Menjëherë pas apelit të tij, reagime të ashpra nisën të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale ku Trump akuzohet për nxitje të dhunës.

Kandidati republican akuzoi kundërshtaren e tij se dëshiron të shfuqizojë Amendamentin e Dytë që përfshin të drejtën për të mbajtur armë, si e drejtë e garantuar nga Kushtetuta Amerikane. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje