Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump thotë se SHBA-të duhet të shkurtojnë shpenzimet për NATO-n

Trump thotë se SHBA-të duhet të shkurtojnë shpenzimet për NATO-n
March 22
11:33 2016

Kandidati presidencial republikan, Donald Trump, ka thënë se vendi i tyre duhet të shkurtojë shpenzimet marramendëse që i merr organizimi ushtarak i NATO-s.

Ai ka përmendur se ata nuk mund ta përballojnë më gjithë këtë shpenzim, ndaj dhe vendet e tjera aleate duhet të kontribuojnë më shumë pasi ndarja që bëhet momentalisht nuk është aspak proporcionale. Trump ka shtuar se vitin e kaluar shpenzimet kanë shkuar në 72%, por edhe pse kjo bëhet kryesisht për të ndihmuar Europën, sipas tij, nuk jemi më në fillimet e kësaj lidhjeje kur nevoja për t’i dhënë një dorë Europës ishte shumë më e lartë. Tashmë, sipas Trump, të gjithë duhet të paguajnë më shumë.

Vetëm 5 shtete deri tani kanë pranuar t’i rrisin detyrimet e tyre me 2% për sa u përket kontributeve në NATO.

Komento
Shperndaje