Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump, të prekurve nga kanceri: Jetoni mjaftueshëm sa për të më votuar mua!

Trump, të prekurve nga kanceri: Jetoni mjaftueshëm sa për të më votuar mua!
October 06
10:34 2016

Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një tjetër deklaratë befasuese. Gjatë një tubimi në Henderson, Nevada, zhvilluar të mërkurën, ai iu drejtua të sëmurëve me kancer, të cilëve u kërkoi që të mbijetojnë deri muajin e ardhshëm për ta votuar atë.

“Nuk më intereson se sa sëmurë jeni, nëse mjeku ju ka dhënë prognozën më të keqe të mundshme, duke ju thënë që nuk do të jetoni më shumë se dy javë. Nuk ka rëndësi ç’ju ka thënë. Mbijetoni deri më 8 nëntor dhe dilni të më votoni”,- është shprehur Trump.

Duke vijuar me arrogancë, kandidati republikan siguroi se pasi këta të sëmurë të jenë larguar nga jeta, nuk do të harrohen. “Ne ju duam dhe do t’ju kujtojmë gjithmonë”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje