Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takim me çiftin Obama

Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takim me çiftin Obama
January 20
16:48 2017

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, me bashkëshorten e tij, Melania Trump, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, në hyrje të së cilës u prit nga Barack Obama. 

Ashtu siç e përcakton edhe tradita, presidenti aktual Obama dhe Zonja e Parë mirëpritën presidentin e zgjedhur dhe gruan e tij në hyrje të Shtëpisë së Bardhë për të konsumuar një çaj para inaugurimit dhe ceremonisë së betimit.

 “Më vjen mirë që u takuam. Urime!”- i tha Obama Trump-it në hyrje të Shtëpisë së Bardhë dhe të dy shtrënguan duart me njëri-tjetrin.

“Fantastike!”- iu përgjigj Donald Trump.

Melania Trump dhe bashkëshortja e Obama-s u përqafuan para se kjo e fundit t’i dorëzonte një kuti me dhuratë Melani-së nga Tiffany.

Donald Trump do të bëhet kështu presidenti i 45-të i SHBA-ve. /Blitz.al/

Shperndaje