Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump mbërrin në Belgjikë, por në aeroport nuk e pret asnjë shtetar, cila është arsyeja?

Trump mbërrin në Belgjikë, por në aeroport nuk e pret asnjë shtetar, cila është arsyeja?
July 11
08:59 2018

Mbrëmjen e së martës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mbërriti në Belgjikë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel.

Por gjatë mbërritjes së tij në bazën ajrore të Melsbroek, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk u prit nga krerët e institucioneve belge. Arsyeja ndoshta edhe mund t’ju shkojë ndërmend sepse ishte pikërisht  gjysmëfinalja e kampionatit botëror të futbollit Francë-Belgjikë.

Mbreti Philip ishte së bashku me Mbretëreshën Matilde në Shën Petersburg për të ndjekur sfidën, e humbur 1-0 nga “Djajtë e Kuq”, ndërsa Kryeministri Charles Michel pa ndeshjen në një “fan zone” në qytetin Braine-le –Comte shkruan Tgcom.

Për të pritur Trump, qeveria belge ka dërguar një zyrtar të Ministrisë së Jashtme, Françoise Gustin, pasi edhe titullari i ministrisë kishte shkuar në Rusi.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje