Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump manifeston modelin e tij të suksesshëm të biznesit, i kthehen punëtorët: “Këto janë mashtrime!”

Trump manifeston modelin e tij të suksesshëm të biznesit, i kthehen punëtorët: “Këto janë mashtrime!”
August 11
15:02 2016

Donald Trump, kandidati republikan për garën presidenciale në Amerikë, së fundi është duke folur gjerësisht për mënyrën se si do të ndihmojë të gjithë fëmijët e punonjësve (shtresës së ulët dhe të mesme amerikane) duke u dhuruar shërbime falas dhe mbështetje shtesë, nëse ai do të zgjidhet president i SHBA-ve. Ky i fundit e mbështet argumentin e tij duke treguar se edhe në bizneset që Trump menaxhon, zgjedh të njëjtën metodë pune, duke ndihmuar fëmijët e punonjësve të tij.

“Punonjësit e mi punojnë fort dhe më duan sepse unë kujdesem për fëmijët e tyre. Nuk është e vështirë dhe as e shtrenjtë për t’u realizuar, mjafton dëshira. Një kuti me lodra dhe rroba nuk kushton asgjë, ndërkohë që për ata fëmijë do të thotë shumë”, – ka thënë ai në një prej daljeve publike.

Ndërkohë, fill pas këtyre deklaratave, punonjës dhe ish-punonjës të bizneseve të Trump-it kanë treguar se këto nuk janë aspak të vërteta. Një punonjëse, Al Kare, ka treguar se në bizneset e Trump nuk ekziston leja e shtatzënisë dhe jo më përfitime të tjera për fëmijët e vegjël. Ajo gjithashtu ka treguar se të gjitha këto janë mashtrime, pasi punonjësit punojnë më shumë sesa paguhen dhe shfrytëzohen duke mos iu dhënë pushime për të qëndruar pranë fëmijëve.

Edhe një punonjëse tjetër, Barbara Res, ka ndarë të njëjtin mendim duke thënë se i është dashur të marrë një punonjëse në shtëpi për të rritur fëmijën e saj të vogël pasi kompania e drejtuar nga Trump nuk i dha as leje lindje, ndërsa për sa u përket lodrave, veshjeve dhe shërbimeve falas, këto as nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje