Blitz

 Breaking News

Trump letër- ultimatumi OBSH-së: 30 ditë kohë të bëni përmirësime thelbësore për pandeminë

Trump letër- ultimatumi OBSH-së: 30 ditë kohë të bëni përmirësime thelbësore për pandeminë
May 19
09:48 2020

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kreut të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) duke kërcënuar se do të tërheqë fondet e SHBA përgjithmonë.

Trump i rendit gabimet OBSH-së në 3 faqe letër, teksa në fund i jep kohë 30 ditë të bëjë përmirësime thelbësore.

Nëse kjo nuk ndodh Trump thotë se do i ndërpresë përherë fondet e SHBA për OBSH si dhe do të vihet në diskutim edhe anëtarësimi i SHBA në organizatë. Si argument Trump thotë se nuk mund të harxhojë miliona për një organizatë që nuk është në interes të amerikanëve.

Letra i drejtohej shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndaj te cilit TRump ka ngritur me heret akuza, duke e quajtur OBSH “një kukull të Kinës”.

Presidenti, i cili përballet me rizgjedhjen këtë vit dhe vetë është kritikuar për trajtimin e tij ndaj pandemisë, ka fajësuar Kinën për përpjekjen për të mbuluar shpërthimin dhe ka akuzuar OBSH që nuk ka mbajtur anen e Pekinit.

SHBA ka më shumë se 1.5 milion nga 4.8 milion raste të konfirmuara të koronavirusit në botë, me më shumë se 90,000 vdekje.

Ultimatumi i Trump vjen gjithashtu në një kohë presioni për OBSH.

Të hënën, Dr Tedros tha se një vlerësim i pavarur do të bëhej “në momentin e duhur të duhur”.

Trump e publikoi letrën në Twitter të hënën mbrëma, pas një dite me kritika të rënda të SH.B.A.-së për agjencinë e shëndetësisë.

“Është e qartë që gabimet e përsëritura nga ju dhe organizata juaj për t’iu përgjigjur pandemisë kanë qenë jashtëzakonisht të kushtueshme për botën. E vetmja zgjidhje që ka OBSH është nëse e demostroni pavarsinë nga Kina. Administrata ime tashmë ka filluar diskutimet me ju se si të reformoni organizatën. Por veprimi është i nevojshëm shpejt. Ne nuk kemi kohë për të humbur.”- thuhet ne leter. 

Share