Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump konfirmon: Melania dhe i biri nuk do të transferohen në Shtëpinë e Bardhë

Trump konfirmon: Melania dhe i biri nuk do të transferohen në Shtëpinë e Bardhë
November 21
09:21 2016

Melania Trump nuk do të transferohet në Shtëpinë e Bardhë, por do të vazhdojë të jetojë në “Trump Tower”, të paktën edhe për disa muaj, derisa djali 10-vjeçar të përfundojë vitin shkollor.

Zonja e Parë e ardhshme do të mund të ndjekë nga larg punët në Shtëpinë e Bardhë, pasi djali Barron studion në një shkollë private në Manhattan, ku kostot e një viti shkollor shkojnë rreth 40 mijë dollarë në vit, ndaj është e pamundur që ai ta ndërpresë shkollën për të shkuar në një tjetër.

Ndërkohë që Donald Trump ka konfirmuar se ai vetë do të transferohet në janar në Shtëpinë e Bardhë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje