Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump: ISIS po e nderon Obamën, ai është themeluesi

Trump: ISIS po e nderon Obamën, ai është themeluesi
August 11
12:14 2016

Pas akuzave të rënda ndaj kundërshtares Hillary Clinton, kandidati republikan Donald Trump, ka akuzuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, si themelues të Shtetit Islamik.

“ISIS po e nderon presidentin Obama. Barack Hussein Obama është themeluesi i ISIS, ndërsa Hillary Clinton është bashkëthemeluesja.”, është shprehur Trump gjatë një tubimi në Florida, zhvilluar të mërkurën.

Akuza të ngjashme, manjati bëri edhe ndaj kandidates republikane Hillary Clinton. Ai i bëri thirrje qytetarëve amerikanë që nëse kanë armë, të ngrihen dhe reagojnë kundër saj.

Kandidati republikan që garon për President i SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka artikuluar një strategji të qartë kundër ISIS. Ai thjesht ka paralajmëruar ndërmarrjen e një fushate të pamëshirshme bombardimesh dhe masa për të ndaluar emigrimin e myslimanëve në SHBA. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje